Moti

Shiu nuk do të na ndahet edhe javën tjetër

Në gadishullin e Ballkanit vazhdon të jenë aktive masat ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të mbajnë mot me reshje shiu në territorin e Shqipërisë edhe javën e ardhshme. Dita e sotme do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu në pjesën e dytë të ditës, ditën e shtunë do këtë përmirësim të përkohshëm të motit, temperaturat do të jenë me rritje, ditën e diel do të rikthehet paqëndrueshmëria e motit, pra dita do të jetë e vranët dhe reshje shiu kryesisht në juglindje. Fillimi i javës deri ditën e martë i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu intensive, në zonën perëndimore do të ketë stuhi dhe rrebeshe të herëpashershme. Temperaturat do jenë me rënie. Në ekstremet e tyre do të luhaten në vlera 19 gradë në zonat malore, deri në 22 gradë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë