Moti

Shiu do të na shoqërojë edhe në fillim të verës

Gadishulli i Ballkanit vazhdon të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, me origjinë nga Europa veriore të cilat edhe për ditët e ardhshme do të mbajnë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë. Muaji do të mbyllet me vranësira dhe reshje shiu.

Por edhe stina e verës do të nisë me vranësira dhe reshje shiu për shkak të masave ajrore me të freskëta të paqëndrueshme. Edhe në javën e parë të muajit qershor moti do të mbetet i paqëndrueshëm. Temperaturat do të luhaten nga 23 gradë në zonat malore, deri në 38 gradë në zonat e ulëta dhe bregdet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë