Lajme

Shitjet me pakicë në Eurozonë ranë në nivele rekord në prill

Shitjet me pakicë në eurozonë ranë në një nivel rekord në prill, teksa blerja ra thuajse për të gjitha kategoritë duke përfshirë këtu dhe ushqimet e pijet gjatë një muaji të tërë në karantinim të plotë në gjithë bllokun europian.

“Shitjet tek të tërë 19 vendet e eurozonës ranë me 11.7% në prill, nga muaji mars dhe me 19.6% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”, thotë Eurostat, agjenci statistikore e BE-së, në një njoftim për shtypin të enjten.

Po të këtilla ishin pritshmëritë nga ekonomistët, sipas një survejimi të “Reuters”. Sipas ekonomistëve rënia e shitjeve me pakicë për muajin prill pritej të ishte nga 15 – 23 përqind.

Rënia nga muaji në muaj për prillin ka qënë më e thella sipas të dhënave të grumbulluara që prej vitit 1999 nga Eurostat. Kjo rënie gjithashtu krahasohet të ketë qënë rreth katër herë më e madhe se rënia e muajit shkurt të vitit 2009 i krizës financiare.

Nga ky indikator i shitjeve me pakicë i vetmi segment tregu që ka pësuar rritje gjatë prillit nga muaji në muaj ka qënë blerja online dhe blerjet me postë (në anglisht termi është mail order)

Brenda këtij indikatori disa segmentë të tjerë të tregut që kishin pësuar rënie ishin ai i ushqimeve, pijeve, tobakos dhe madje ai i produkteve farmaceutikë.

Por rënia më e theksuar u pa në sektorin e karburanteve të makinave, të veshjeve dhe tekstileve.

Sipas Eurostat, vendet që patën rënien më të theksuar të shitjeve me pakicë gjatë prillit, krahasuar me muajin mars, ishin Malta dhe Irlanda. Ndërsa vendet që patën shitjet me pakicë më të thella gjatë prillit, por krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ishin Franca dhe Spanja.

Finlanda, sipas Eurostati-it, ishte i vetmi vend që regjistroi rritje të shitjeve me pakicë gjatë kësaj periudhe, me 0.3% në prill nga muaji paraardhës.

Burimi: Reuters. Përshtati në shqip Gazeta “Si”.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë