Financa Personale

Shitet libri më i vjetër për bursat

Libri i parë i njohur, më i vjetër, për shkëmbimet në një bursëu shit në ankandin online të Sotheby’s Rare Books dhe Manuscripts, me çmimin e 300,000dollarëve. Shkruar nga Joseph Penso de la Vega në vitin 1688, Konfuzioni i Konfuzioneve është një abetare për bursën e Amsterdamit, e cila u krijua nga kompania hollandeze e Indisë Lindore në vitin 1602. Afati i ofertave ishte deri në 17 dhjetor.

Vega, një hebreu sefardik që kishte emigruar nga Spanja në Amsterdam në fillimet e  shekullit  e shkroi librin në spanjisht dhe përshkroi mekanikën e shkëmbimit – duke përfshirë përshkrimet e  thirrjeve,  manipulimeve – përveç dhënies së këshillave të përgjithshme për investime.

Në parathënien e tij, Vega shpreh dëshirën për të shpërndarë”konfuzionin” rreth shkëmbimit në bursa , duke shtuar se ai do të donte të jepte disa paralajmërime për praktikat më pak të ndershme.

Vega e përshkruan tregun si një operacion të ndershëm dhe një biznesi të nderuar, por megjithatë paralajmëron lexuesit se ka disa njerëz që do të përpiqen të përfitojnë prej jush. ​​Teksti është shkruar si një seri dialogësh mes asaj që Sotheby’s përshkruan si “karaktere të aksioneve”, duke përfshirë një filozof, një tregtar dhe një aksionar.

 

Më Shumë