Ushqim

Shija e ftohtë dhe e shëndetshme e akullores

Është e pamundur të dalim një shëtitje dhe të qëndrojmë pa provuar një akullore. Akullorja mund të na sjellë një ndjenjë freskuese që vjen me shije nga më të ndryshmet. Por veç kësaj, ekspertët na sugjerojnë edhe arsye të tjera pse nuk duhet lënë pa provuar një akullore në ditë.

Së pari akullorja përmban ushqyes të rëndësishëm. Shpeshherë është sugjeruar se akullorja jo gjithmonë është e shëndetshme për t'u ngrënë, por duhet ditur se përbërësit kryesorë të akullores janë kremi, qumështi, sheqeri dhe aromatizuesit. Duke pasur këtë parasysh akullorja e furnizon trupin me një pjesë të vogël të ushqyesve kyç, duke përfshirë kalciumin, fosforin, kaliumin dhe vitaminën B. Ajo gjithashtu siguron një sasi të mirë të proteinave, e cila është e rëndësishme në riparimin e indeve dhe rritjen e qelizave.

Së dyti akulloret duket se lidhen edhe me fertilitetit.

Një studim i Harvardit i botuar në revistën Human Reproduction sugjeron që konsumimi i qumështit me yndyrë ose konsumimi i akullores mund të shtojë mundësitë për të pasur një fëmijë. Studimi vuri në dukje zakonet e të ngrënit të më shumë se 18.000 grave të moshave ndërmjet 24 dhe 42. Gratë që konsumonin akullore me yndyrë të plotë dy ose më shumë herë në javë kishin një rrezik 38% më të ulët të infertilitetit të lidhur me ovulacionin sesa femrat që konsumonin akullore më pak se një herë në javë.

Një studim i publikuar në Journal of Clinical Nutrition në Amerikë zbuloi se gratë që konsumonin të paktën një produkt të përditshëm të qumështit me yndyrë të plotë, të tillë ai akullorja, shtonin më pak peshë se ato që bënin të kundërtën. Por duhet pasur parasysh që t’ju ndihmojë në këtë aspekt, duhet të konumoni në sasi të moderuar. Një gjysmë filxhani akullore me vanilje ose çokollatë, i cili ka rreth 140 kalori, 7g yndyrna dhe 14g sheqer.

Gjithashtu sipas ekspertëve vakti më i mirë për të konsumuar një kullore është mëngjesi. Akullorja për mëngjes ndihmon trurin të funksionojë shumë më mirë. Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit japonezë. Sipas tyre, konsumimi i akullores në mëngjes ndikon në përmirësimin e funksionimit të mendjes njerëzore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë