Financa Personale

35% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë. Shifra më e lartë në Europë

Nga Gazeta 'SI' - Shqipëria është vendi që ka numrin më të madh të familjeve që jetojnë në kushte të papërshtatshme.

Në një raport të Eurostat me të dhëna nga 2021-shi, që krahason jetesën vendet e Europës, rreth 35% e familjeve shqiptare nuk ngrohin dot shtëpitë e tyre, shifra më e lartë. Mesatarja e BE-së për këtë tregues është më pak se 10%.

Mundësia për të ngrohur shtëpinë varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë gjendjen e përgjithshme të ndërtesës, temperaturën e jashtme dhe koston e energjisë.

Eurostat tregon se Shqipëria është pjesë e vendeve me shtëpi të mbipopulluara, ashtu si shumica e vendeve në Europën Juglindore, mbi 30%. Pra, këto familje kanë më shumë anëtarë në raport me hapësirën e banesës.

Por, Shqipëria mban vendin e parë edhe për posedimin e një banese në të gjithë Europën, rreth 95% e njerëzve jetojnë në banesat e tyre dhe jo qiramarrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë