Vendi ynë sot është përfshirë nga një qendër me presion të ulët atmosferik e cila shkaktoi stuhi dhe ere të fortë në bregdet. Në Alpe ka pasur reshje bore të pakta të cilat sollën dhe rënie të temperaturave. Duke nisur nga dita e enjte do të kemi përmirësim gradual të motit. Reshjet do të ndërpriten, moti do të ndikohet nga vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të jenë me rënie graduale.
Në ekstremet e tyre parashikohen këto temperatura:
Zona malore 4-14 gradë celsius.
Zona e ulët 10-19 gradë celsius.
Zona bregdetare 12-20 gradë celsius.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.