Moti

Shi, era të forta dhe stuhi, çfarë po ndodh me motin?

Gadishulli i Ballkanit është në ndikimin e shtjellës ciklonike e pozicionuar në detin Jon, e cila ka sjelle reshje shiu intensive në vendin tonë. Reshjet e shiut do të jene me aktivitet kryesor, në pjesën e dyte të ditës në jug  të vendit. Kjo gjendje ka ndikuar edhe në pezullimin e lundrimit detar në vendin tonë. Trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk do të niset sot drejt Italisë, pasi deti me dallgë deri në 6-7 ballë e bën të pamundur lëvizjen e tij. Gjithashtu edhe anijet e vogla janë njoftuar të mos dalin në det. Nga ana tjetër, duket se stuhia Andrea do të përqendrohet në të gjithë  rajonin, duke shkaktuar reshje të mëdha me sasi 50 deri  në 80 milimetra në mete katror. Mendohet se qyteti i Shkupit është më i rrezikuari, kështu që Dushko Veskovski drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” do të mbajtën mbledhje ditën e sotme për të diskutuar rreth masave që duhen marrë për këtë situatë.

“Apelojmë për lëvizje me kujdes afër rrjedhave të ujit dhe kanaleve të thata, në pjesët e skajshme perëndimore, jugperëndim dhe veriperëndim, ku ekziston mundësi për derdhje lokale dhe paraqitje e mundshme e rrëshqitjeve të dheut dhe erozionit, veçanërisht në aksin rrugor Mavrovë-Dibër-Strugë. Krahas këtyre rajoneve, vëmendje të veçantë mundësi të shfaqen derdhje lokale duhet t’iu kushtohet grykave rreth malit Kozhuv dhe zonës Gjevgjeli-Vallandovë,” shprehet më tej ai në deklaratën publike. Ky distabilitet i motit do të na shoqërorë deri ditën e Enjte ku temperaturat do të pësojnë rënie graduale. Nga dita e Premte do të filloje përmirësim gradual i motit, reshjet do të mbeten të pakta në zonat malore. Temperatruat do të jenë me rritje graduale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë