Moti

Shi dhe stuhi, tetori do të ulë temperaturat

Muaji Tetor ka nisur me mot të qëndrueshëm pasi janë aktive masat ajrore të ngrohta mesdhetare, duke regjistruar temperatura të larta deri në 30 gradë celsius. Ditën e mërkurë gradualisht do të ndryshojnë kushtet atmosferike, moti do të nise me kthjellime, pasdite vranësirat do të shtohen duke u pasuar nga reshje të pakta shiu në Veri-Perëndim. Ndërsa, ditën e enjte vendi do të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohte i cili do të shoqërohet me reshje shiu intensive dhe stuhi. Temperaturat do të jenë me rënie të konsiderueshme.

Zonat malore 12-18 grade celsius.

Zona e ulëta 16-23 grade celsius.

Zonat bregdetare 18-23 grade celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë