Ka ndodhur

Shfryhet operacioni për rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Tiranë

Katër nga pesë të ndaluarit dy ditë më parë, të akuzuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, janë liruar nga qelia.

Gjykata e Tiranës vlerësoi masën e sigurisë, duke caktuar “Arrest në shtëpi” për 4 prej tyre dhe “Arrest në burg” për Rigers Vejsiun, për shkak të faktit se është përsëritës.

Personat që u lanë në masën e “arrestit të shtëpisë”, janë Sterjo Germenji, 26 vjeç, Anamaria Mihallari, 24 vjeçe, Drita Shehu, 55 vjeçe dhe Sanije Shehu.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjetet e tyre private kundrejt parave, dyshohet se këta persona transportonin emigrantë të paligjshëm nga kufiri shqiptaro-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.

Emigrantët e paligjshëm, pasi strehoheshin nga Drita Shehu dhe Sanije Shehu (motra me njëra-tjetrën) në hotelet e tyre në zonën e Laprakës, bënim organizimin e tyre në bashkëpunim dhe me  Rigers Vejsiun, djali i Drita Shehut dhe më pas nisjen e tyre kundrejt pagesës, në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin e tyre në Kosovë, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Bashkëpunëtorë të dy motrave, ishin edhe Sterjo Germenji dhe Anamaria Mihallari, të cilët bënin dhe transportin e emigrantëve nga hotelet drejt kufirit në Kukës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë