Lajme

Sherr në Shkodër, arrestohet i plagosuri dhe autori i krimit

Një konflikt për motive të dobëta në Shkodër ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 34-vjeçari.

Policia thotë se janë arrestuar në flagrancë të dy personat që janë përfshirë në incident.

Mësohet se është vënë në pranga shtetasi me inicialet Ë. (J.) M., 36 vjeç, banues në lagjen “10 korriku” në Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë e sende të forta shtetasin E. C., 34 vjeç, banues në  Shkodër.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit E. C., 34 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit ”, pasi siç njofton policia ai ka mohuar të jetë plagosur nga ndonjë person tjetër, por ka thënë se ishte dëmtuar aksidentalisht, duke rregulluar mjetin.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë