Lajme

Sherr me armë në Shkodër, arrestohen 4 persona

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 4 persona, pasi kanë qëlluar me armë zjarri. Efektivët kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit teksa njëri prej shtetasve ka qëlluar në ajër me pistoletë.
Policia ka ndërhyrë shpejt dhe ka arrestuar në flagrancë dy shtetasit e përfshirë në konflikt , si dhe dy shokët e tyre për “Moskallëzim krimi”.
Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi Enton Dushaj është konfliktuar me shtetasin Eduard Bajramaj në një lokal, në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës. Në largim e sipër, Enton Dushaj ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri të tipit pistoletë. Ndërsa policia, me marrjen e njoftimit ka reaguar në kohë, duke kapur dhe arrestuar dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shtetas të tjerë, shokë të tyre.
Enton Dushaj, 33 vjeç, akuzohet për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve e municioneve”, “kanosje” dhe “prishje të qetësisë publike”, ndërkohë që 26-vjeçari Kristian Shkambi dhe 38-vjeçari Eduard Bajramaj akuzohen për “moskallëzim krimi”. Ardit Bajramaj, 27 vjeç, veç moskallëzimit të krimit akuzohet edhe për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve e municioneve”.
Gjithashtu policia vijon punën për gjetjen e armës së përdorur nga shtetasi Enton Dushaj, veprim i cili mund të kishte përfunduar fatal pas sherrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë