Lajme

Sherr me armë e sende të forta, 3 në pranga në Vorë

Policia ka arrestuar tre të rinj në Vorë, pasi janë konfliktuar me një grup tjetër personash, duke përdorur armë dhe sende të forta.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri, ndërsa dy përdorën sende të forta gjatë konfliktit.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi L. B., 28 vjeç, banues në Vorë, i cili u arrestua për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arrestimi i tij ka ardhur, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me shtetasit A. E. dhe G. SH, në rrugën” Rinia”, në Vorë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. T., E. T. dhe R. T.

Po ashtu është vënë në pranga shtetasin A.E., 29 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehte me dashje”; dhe shtetasi G. SH., 32 vjeç, banues në Vorë, i cili u arrestua për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 armë luftarake pistoletë, fishekë luftarak, si dhe një shufër metalike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë