Migjen Basha e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin e ri, teksa ka shënuar për Melbourne Victory, në përballjen ndaj Newcastle Jets. Basha shënoi në minutën e 61-të, pikërisht në ditëlindjen e tij të 33-të.
Ish-mesfushori i Kombëtares ka shënuar golin e dytë për ekipin e tij. Pas kësaj sfide skuadra e Bashës renditet në vendin e shtatë me 15 pikë të grumbulluara me një diferencë prej 16 pikësh nga kryesuesit e Sydeny.
Basha vendosi të transferohej këtë sezon në Australi pas një eksperiencë shumëvjeçare në Evropë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.