Lajme

Shënohet viktima e parë nga Covid-19 në burgjet shqiptare

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në burgjet shqiptare.
Mësohet se ka ndërruar jetë nga Covid-19 74-vjeçari Çaush Banaj, i cili ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje me dashje nga Gjykata e Fierit, në vitin 2000.

74-vjeçari ishte i shtruar te spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi, ku dhe ka ndërruar jetë, ndërsa ka pasur edhe sëmundje të tjera. Ai është një nga të burgosurit e infektuar me koronavirus në Burgun e Drenovës, ndërkohë ka qenë i shtruar në Spitalin e Korçës para se të transferohej tek Infektivi, e më pas te Shefqet Ndroqi.

I infektuar me koronavirus është edhe djali i viktimës, Enkelejd Banaj, edhe ky i dënuar me 23 vite burg për vrasje, por që është me simptoma të lehta. Babë e bir akuzohen për vrasjen e tre personave në Mallakastër, në vitin 1997.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë