Njerez

Shenja e horoskopit që “lind” vrasës serialë

Demi është shenja që përgjatë historisë së dekadave të fundit i përkasin vrasësit më të mëdhenj serialë.

Në këtë përfundim ka mbërritur shkrimtari, novelisti dhe skenaristi i dhjetra filmave komedi dhe horror, David Jester.

Jester thotë se në dy vitet e fundit ka studiuar karakteret dhe datëlindjen e qindra vrasësve për nevoja të shkrimit të një skenari për një tjetër film horror. Gjatë këtij hulumtimi, shkrimtari britanik thotë se rastësisht vuri re se pjesa më e madhe e vrasësve që po studionte kishin lindur mes 20 prillit dhe 20 majit, pra përgjatë shenjës së demit në horoskop.

Vrasësit më të mëdhenj kanë lindur më 21 prill dhe 18 shkurt, thotë ai. Ndër emrat që radhit janë Levi Bellfield, Albert Fish, Steve Wright dhe Martha Beck.

David Jester e ka kryer studimin në fjalë për të sjellë thrillerin e ri me titull “Clinic”, që pritet të hidhet në treg javën e ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë