Politike

“Shengeni ballkanik”, Shehu: I doli tymi, plan i Putinit

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu shprehet se nisma e ndërmarrë së fundmi nga tre kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi për krijimin e “Shengenit Ballkanik” është si pjesë e nismës së Rusisë për krijimi e një unioni tregtar. Me anë të një statusi në në rrjetet sociale, Shehu deklaron se “prej dje Medvedev është në Beograd ku midis shumë marrëveshjeve konfirmohet edhe firmosja nga Serbia më 25 tetor në Moskë e Traktatit me atë Union”.
“Megjithëse firmosja e atij Traktati nuk është pritur mirë nga SHBA si dhe nga Brukseli për papajtueshmëri me anëtarësimin në BE dhe dëmtim të integrimit europian të Rajonit, Serbia nuk tërhiqet nga rruga drejt Moskës. Ndërkaq me parë Rama ka firmosur në Serbi vetëm me Vuçiç e Zaev e pa asnjë prezencë të Brukselit, një dokument komprometues për një “Shengen” ballkanik, alias “Jugosllavia e Re”. Tashmë firmosja nga Beogradi e Traktatit me Unionin e Putinit, i ngjashëm ky në terma me ‘Shengenin” Rama-Vuçiç, bën që dhe ky i fundit me firmëtarët e tij të lidhet direkt apo indirekt me Rusinë, duke tentuar të shtyjnë Shqipërinë e Rajonin drejt Lindjes nëpërmjet Serbisë”, shprehet Shehu.
Sipas tij, të tilla politika të jashtme e Rajonale në kundërshtim me interesat tona jetike, europiane e Perëndimore, duhen ndalur.
Kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev, zhvilloi të shtunën një vizitë zyrtare në Beograd, për të shikuar nga afër një paradë të ushtrisë si dhe iu drejtua Parlamentit të Serbisë në një seancë solemne.

Presidenti Vuçiç dhe kryeministri rus duke ndjekur paradën ushtarake në Beograd, Medvedev


Në fjalimin e tij, Medvedev tha se pret që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç të nënshkruajë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia, kur ajo të vizitojë Rusinë më 25 tetor.
Medvedev siguroi zyrtarët serb se tubacioni i gazsjellësit i njohur si TurkStream, i cili parashikohet të furnizojë gaz natyror në të gjithë Detin e Zi, Bullgarinë dhe Serbinë, në Hungari dhe më tej në Veri, do të realizohet plotësisht dhe do të ndihmojë në rritjen e punësimit dhe të ardhurave nga buxheti.
Vuçiçvuri në dukje tregtinë në rritje midis Serbisë dhe Rusisë. Presidenti, sipas medieve vendase ka shprehur kënaqësinë e tij për marrëveshjen e ardhshme të tregtisë së lirë midis Serbisë dhe Bashkimit Ekonomik Eurasian, i cili synon të zgjerojë më tej potencialin tregtar midis Serbisë dhe Rusisë dhe do të nënshkruhet javën e ardhshme.
Medvedev vizitoi Serbinë për të shënuar 75-vjetorin e çlirimit të Beogradit nga Lufta e Dytë Botërore. Ai është takuar me kryeministren Brnabic dhe presidentin Aleksandar Vuçiç.
Tre kryeministria Rama, Vuçiç dhe Zaev u mblodhën në Novi Sad u ranë dakord për të bashkëpunuar në fushën ekonomike. Nisma e tyre për shkëmbimin e lirë të mallrave dhe të njerëzve pritet të konkretizohet muajin e ardhshëm. Më 10 nëntor është rënë dakord që tre kryeministrat të takohen sërish, si dhe të ftohen dhe liderët e Kosovës dhe të Bosnje-Hercevoginës, por zhvillimet më të fundit në lidhje me çeljen e negociatave, ku pati refuzim të Maqedonisë së Veriut mund të sjellë dhe anulim të vizitës të parashikuar për konkretizimin e “Shengenit Ballkanik”, kjo pasi Zaev ka paralajmëruar çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë