Shpenzimet për shëndetësi kanë ndikuar negativisht në inflacionin e muajit qershor.
Pavarësisht ndërgjegjësimit dhe ndryshimit të kulturës shëndetësore në vite në Shqipëri, kujdesi ndaj shëndetit vetjak për neglizhencë apo/ edhe pamundësi rezulton të jetë modest.
Këtë e tregon dhe diagnostifikimi në faza të avancuara të sëmundjeve malinje në Shqipëri që shkon deri 50-60 % të rasteve.
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se ‘Shëndeti’ kanë ndikuar më së shumti që inflacioni i qershorit të jetë më i ulët se ai i muajit paraardhës.
Sipas INSTAT, ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2018, krahasuar me Maj 2018, është -0,1 %. Shumë larg objektivit të Bankës së Shqipërisë.
Ulja më e madhe e çmimeve në muajin qershor është në grupin “Shëndeti” me 0,5 %.
Një vit më parë, ky grup ka ndikuar në nivelin e përgjithshëm të çmimeve me 0,1%.
Duke iu referuar Inflacionit vjetor të qershorit (2,4%), pavarësisht se rezulton me rritje (2,2 %në qershor 2017), grupi “Shëndeti” ka ndikuar me -0,1%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.