Futboll

Shëndeti para së gjithash, Interi heq dorë nga “Florida Cup”

Pas disa ditësh të mbushura me dyshime dhe tërheqjes së Arsenalit, kundërshtarit të parë të turneut, drejtuesit e Interit kanë vendosur të heqin dorë nga “Florida Cup”, që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi është marrë nga klubi zikaltër me qëllimin për të mbrojtur shëndetin e gjithë grupit.

Një ditë më parë Arsenali njoftoi se nuk do të marrë pjesë në turneun amerikan, pasi kishte disa futbollistë që kishin dalë pozitivë në testet e fundit të Covid-19. Tek Interi nuk ka të infektuar, por për siguri është parë e udhës që skuadra të qëndrojë në qendrën e saj stërvitore në “Appiano Gentile”, ku do të zhvillojë fazën përgatitore para kampionatit.

“FC Inter bën me dije se nuk do të udhëtojë drejt SHBA-ve për “Florida Cup”, duke ditur rrezikun shëndetësor që sjellin në këtë moment të pandemisë lëvizjet nga një vend në tjetrin. Është ky rrezik që soli tërheqjen nga kompeticioni të Arsenalit”, - shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë