Bota

Shkëmbim të burgosurish mes Kievit dhe Moskës, 215 ushtarë për një oligark rus

Gazeta Si - Ukraina njoftoi se 215 shtetas ukrainas dhe të huaj u liruan nga Rusia në një shkëmbim të burgosurish në Turqi.

Këtu përfshihen gjithashtu pesë komandantë të batalionit Azovstal dhe 10 persona nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Maroku, Suedia dhe Kroacia, të cilët luftuan përkrah ukrainasve (të liruar falë përpjekjeve të Princit saudit Mohammed bin Salman). Ndërkohë, oligarku ukrainas pro-rus, Viktor Medvedchuk dhe 55 ushtarë të tjerë janë "rikthyer" në Rusi.

"Këta janë ushtarë, roje kufitare, policë, marinarë, roje kombëtare, trupa të forcave territoriale, doganierë dhe civilë. Midis tyre ka oficerë, komandantë, heronj të Ukrainës, mbrojtës të Azovstal", - tha shefi i zyrës së Presidentit Andriy Yermak në një deklaratë.

Për momentin, të burgosurit e huaj - pesë britanikë, dy amerikanë dhe nga një shtetas i Suedisë, Marokut dhe Kroacisë - ndodhen në Riad.

Autoritetet kompetente saudite i kanë marrë dhe transferuar nga Rusia dhe po lehtësojnë procedurat për kthimin e tyre të sigurt në vendet e tyre përkatëse”, thuhet në një shënim të lëshuar nga Ministria e Jashtme saudite.

Kryeministrja e Londrës Liz Truss, konfirmoi nga Nju Jorku lajmin për lirimin e 5 luftëtarëve të huaj britanikë, duke thënë se ishte “jashtëzakonisht e lehtësuar” dhe falënderoi qeverinë saudite.

“Dua të shpreh mirënjohjen time personale për presidentin ukrainas Volodimir “Zelenskij dhe ekipin e tij dhe Lartësinë e Tij Mbretërore, Princin e Kurorës së Arabisë Saudite”, Mohammed bin Salman “dhe ekipin e tij për ndihmën e tyre”, tha ministri i Jashtëm, James Cleverly.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu "falënderuan" presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskij dhe qeverinë e tij "për përfshirjen e dy shtetasve amerikanë në shkëmbimin" me Rusinë, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve, Jake Sullivan.

Amerikanët e liruar janë 39-vjeçari Alexander Drueke dhe 27-vjeçari Andy Tai Ngoc Huynh, me origjinë nga Alabama, të kapur në qershor, ndërsa luftonin në Ukrainën lindore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë