Lajme

Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 4-katësh në Durrës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur këtë të martë me një shpërthim të kontrolluar një objekt 4-katësh në qytetin e Durrësit.

IKMT me anë të një postimi në “Facebook”, thotë se për objektin 4-katësh u përdorën 2 kilogramë eksploziv që u vendos në 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e tij. Shpërthimi u krye rreth orës 13.00.

Objekti rezultonte i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe është shpallur i rrezikshëm.

https://www.facebook.com/893685447319839/videos/513029812684497/?__xts__[0]=68.ARCZS23rWMSYU5-GI-fh-W6CUHzevRy3UC0ofhaqhRw7JrwBdnlI19rJEmDZG083ceSRZBgMVc5F19-jivuF03wpsCdBxDAHH8vn9TDmZ5Tt0fb-b2TEK_alJ0NaNTnybqC7qWCagzfy7oX7sKIjt6cUy1XACWq31IAUkJgIhoyoXcRHiIIZXcOpGjyu7OnHr_oT0zXDvtmfo9hHydvwvsSoAGAI5c3OKuW4l3rIKykjIN9t9p3MRm3a5yWNi2_ZohjczmPeBPCcqV54kJJpNtZiNJWbfECcuA7RJ-MvqXgw3fxBS2d4Cx6LTjDkTlfHG_sLJ9NFvWdsfWbqb_cNQ7je71FXWmtceO4svA&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë