Njerez

Shefi i Urgjencës Skënder Brataj u infektua të paktën para 1 jave

Kreu i Urgjencës Kombëtare, që rezultoi pozitiv me koronavirus këtë të martë njoftoi se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po ndjek kurimin nga shtëpia i vetëngujuar.

Skënder Brataj postoi në rrjetet një sociale ku falenderon miqtë dhe të njohurit për interesimin e tyre.

“Vërtetë eshte shumë emocionuese për mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Unë aktualisht kam një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe tani po kurohem në banesë. Temperatura ime në këtë moment është vetëm 37,5 nga 39,5 që ishte dy ditë më parë”, shkruan ai në Facebook.

Kjo deklaratë e kreut të Urgjencës Kombëtare sugjeron se kontaktin me virusin ai e ka marrë të paktën një javë më parë, periudhë përgjatë së cilës ka qenë në punë. Brataj thotë se dy ditë më parë kishte temperaturë të lartë. Duke i shtuar këtij fakti edhe deklaratat e ekspertëve se simptomat e para të koronavirusit shfaqen brenda 5 ditëve nga infektimi, atëherë kreu i Urgjencës është infektuar të paktën para një jave.

Brataj thotë se personeli mjekësor dhe mbështetës nuk i shmanget dot betejës dhe është normale që sado masa parandaluese infektimi në radhët e tyre është i pashmangshëm.

“Ju mundeni të ekspozoheni sa më pak. Bëhuni ju të padukshëm për koronavirusin! Qëndroni në shtëpi! Tani edhe unë do të punoj nga banesa për disa kohë, sepse mundet!”, mbyll mesazhin e tij Skënder Brataj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë