Drejtoresha e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Anila Trimi në një deklaratë për mediat është shprehur se në lidhje me denoncimin e oficerit Emiljano Nuhu janë marrë gjithë veprimet e nevojshme.
Sipas Trimit, më datë 21 korrik 2018
oficeri Nuhu nuk ka qenë fare në ambientet në Komisariatit të
Fushë-Krujës. Madje ajo ka shtuar se asnjë nga personat që ai ka
përmenduar në denoncimin e tij nuk kanë qenë të pranishëm.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ajo është shprehur se është ngritur një
grup hetimor dhe po kryhen hetimet, ndërsa janë marrë në pyetje dhe 20
efektivë.
DEKLARATA E PLOTË:
Deklarata per media e Drejtores se SHÇBA - Anila Trimi
Jam sot këtu para jush për t’ju bërë me dije se SHÇBA ka filluar dhe është ne vijim të një hetimi të thellë dhe të detajuar të të gjitha pretendimeve dhe deklaratave të bëra publike nga ish-punonjësi i Policisë së Shtetit Emiljano Nuhu, të bëra publike nëpërmjet një interviste të transmetuar në media.
Në përmbushje të detyrave institucionale, SHÇBA monitoron ligjshmërinë e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.
Menjëherë me transmetimin në media të pretendimeve dhe deklaratave të ish-punonjësit Nuhu, SHÇBA krijoi një grup hetimor të posacëm të drejtuar nga unë, si Drejtor i Përgjithshëm, Altin Curri, shef i sektori ne Drejtorinë e Përgjithshme të SHÇBA, Arben Frasheri Drejtor i SHÇBA Tiranë, Fatos Balla, Shefi i Sektorit te Hetimit SHÇBA Tirane dhe Melsi Agolli Shefi i Sektorit SHÇBA Durrës
Deri në këtë moment, grupi i hetimit:
1.
Ka shqyrtuar një sërë dokumentesh që mund të kenë të dhëna për çështjet
e pretenduar, përfshirë librin e shërbimit të Stacionit të Policisë
Fushë Krujë, Urdhrin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Krujë për kryerje
veprimesh hetimore, urdhrin e brendshëm për planëzimin e shërbimit të
këtij stacioni dhe librin e denoncimeve të qytetarëve.
2.
Ka marrë në intervistë më tepër se 20 punonjës policie, në Krujë,
Tiranë dhe Berat përfshirë drejtuesit e këtyre strukturave, të cilët
mund të kishin dijeni të ngjarjeve të ndodhura në datat dhe vendet e
pretenduara nga Emiljano Nuhu.
3.
Ka marrë në shqyrtim pamje filmike të bizneseve private në Fushë Krujë
dhe Tiranë me qëllim verifikimin e pretendimeve të ish punonjesit
Emiljano Nuhut.
4. Ka
administruar fashikuj hetimi, fashikuj procedimi dhe gjithë
korrespondencën ndërmjet Komisariateve Krujë dhe Komisariatit 6 ne
Tiranë dhe Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Krujë dhe Tiranë, për këtë
çështje.
5. Ka kryer kontrolle në sistemin TIMS dhe sistemet e tjera të Policisë së Shtetit.
Nga ky aktivitet, deri tani janë verifikuar disa rrethana dhe fakte:
1.
Nga intervistat e drejtuesit dhe punonjësve të Policisë së Stacionit
Fushë Krujë rezulton se më datë 21/07/2018, pra data e pretenduar, nga
ish punonjesi Nuhu nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të
Policisë Fushë Krujë.
2. Nga
Urdhri i Brendshëm për planëzimin e shërbimit, rezulton se, më datë
21/07/2018, Emiljano Nuhu nuk ka qenë OPGJ i gatshëm, por një tjetër
punonjës i Policisë së Shtetit.
3.
Nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në
dispozicion, nuk rezulton që personat e përmendur në intervistë, si
kërcënues të tij, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të
Policisë së Shtetit në fushe Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë
datë tjetër të mëvonshme.
4.
Nga Urdhri i Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Krujë, rezulton se vetëm në
datë 27/07/2018, Emiljano Nuhu është ngarkuar për hetimin e kësaj
çështjeje.
5. Nga shqyrtimi i
fashikullit të hetimit rezulton se nga 11 veprime hetimore të deleguara
nga Prokurori i çështjes, Emiljano Nuhu ka kryer vetëm 4 prej tyre.
6.
Nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikimeve elektronike, rezulton
se Emiljano Nuhu takohet, ndër të tjerë, me personin nën hetim, në
ambientet e një lokali privat, në Tiranë më datë 30/07/2018. Nga pamjet
dhe komunikimi elektronik krijohet bindja e një takimi mes personash të
njohur, mgjate kjo eshte nje rrethane qe do te verifikohet nga organet
qe udheheqin hetimin ne kete rast.
7. Nga dokumentet rezulton se Emiljano Nuhu nuk paraqitet në detyrë që nga data 14/09/2018.
8.
Më datën 15/09/2018, Emiliano Nuhu, rezulton të ketë udhëtuar nga
aeroporti i Prishtinës drejt një vendi të Bashkimit Europian. Në
sistemet e Republikës së Shqipërisë apo ato të Republikës së Kosovës,
Emiliano Nuhu nuk rezulton i regjistruar në hyrje-dalje, në asnjërën nga
Pikat e Kalimit Kufitar Shqiptare apo Kosovare.
9.
Me datën 16.09.2018, Emiliano Nuhu, i ka telefonuar nga jashtë
Shqipërisë, punonjës policie, të cilit i ka kërkuar të marrë armatimin
personal, pistoletë, te cilen e kishte lene tek vjehrri i tij, për ta
dorëzuar më pas.
Nga shqyrtimi i rrethanave të
deritanishme, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ish-punonjësi i Policisë
Emiljano Nuhu, me veprime dhe mosveprime, ka kryer disa shkelje si:
1. Shpërdorim detyre
2. Kalim i paligjshëm i kufirit
3. Nxjerrje e sekretit hetimore
4. Shkelja e procedurave të punës në hetimin e çështjeve
5. Shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punonjësit të Policisë së Shtetit
SHÇBA po shqyrton me imtësi të gjitha rrethanat e tjera, pretendimet si dhe ligjshmërinë e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të këtij ish-punonjësi policie, të personave të lidhur me të si dhe veprimet apo mosveprimet e eprorëve të tij.
Në përfundim të hetimeve do t’ju bëhen me dije rezultatet, referimet dhe propozimet e masave përkatëse të punonjesve nese do te rezultojne me shkelje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.