Lajme

SHBA vendi më tërheqës për investimet në energji të rinovueshme

Kompania Ernst & Young (EY) ka nxjerrë për këtë vit indeksin e 40 vendeve të botës më tërheqëse përsa i përket investimeve në fushën e energjisë së rinovueshme. Ky raport (Renewable Energy Country Attractiveness Index, RECAI) ka nisur të publikohet çdo vit që prej 2003-shit.

Indeksi i atraktivitetit të një vendi përsa i përket energjisë së rinovueshme rendit 40 vendet më tërheqëse të botës në fushën e investimeve të energjisë së rinovueshme. Sipas vlerësimit të bërë nga analistët e EY duket se COVID-19 nuk ka pasur një impakt afatgjatë në perspektivën e investitorëve mbi vendet që ata konsiderojnë më tërheqëse në këtë fushë.

Më poshtë kemi paraqitur renditjen e 40 vendeve sipas indeksit të dhënë nga EY:

Përsa i përket metodologjisë së kësaj renditjeje, në faqen e Ernst & Young thuhet se vlerësimi është bazuar mbi pesë çështje kryesorë.

Nëse ka një nevojë afat-gjatë për zëvëndësim të energjisë së prodhuar apo për energji shtesë ? Nëse po, a mund të mundësohet në veçanti energjia nga burimet e rinovueshme ?

Politikat e vendit vallë e pengojnë apo e ndihmojnë shfrytëzimin e oportuniteteve ndaj energjive të rinovueshme  ?

A janë siç duhen komponentët esencialë për të siguruar realizimin e projekteve në këtë fushë, si psh kontratat afat-gjata, infrastruktura e rrjetit energjitik dhe gjendshmëria e financave për të mundësuar projektet ?

Çfarë shafq për perspektivën e teknologjive të rinovueshme fuqia e resurseve natyrore, historiku i arritjeve të shkuara dhe projektet e tubacioneve (anglisht pipeline projects) ?

Nëse pikat e mësipërme rezultojnë të sukseshme, stabiliteti në makro dhe klima e investimeve vallë e shtyjnë apo e ndalojnë lehtësimin e bërjes së biznesit në vend ?

Burimi ey.com, përshtati në shqip Gazeta “Si”.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë