Lajme

SHBA uron drejtoren e BKH dhe bën thirrje për anëtarë “të ndershëm”

Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar zgjedhjen e Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke e cilësuar këtë zhvillim si një tjeyër hap të rëndësishëm të reformës në drejtësi.

“Kjo është një piketë historike në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por është e nevojshme, po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë. Vendimet e sotme tregojnë se pavarësisht pengesave, Reforma në Drejtësi po bëhet realitet, thuhet në deklaratë.

SHBA mendon se mee emërimin e Drejtores së re të BKH-së, të gjitha institucionet e parashikuara nga Reforma në Drejtësi tashmë janë ngritur dhe tashmë pret rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Të dyja institucionet që përbëjnë SPAK – Zyra e Prokurorisë së Posaçme dhe BKH – tashmë janë themeluar. Rezultatet do të mbërrijnë, ngadalë por është e sigurt”, thotë SHBA.

BKH do të trajnohet nga FBI-ja amerikane dhe tani do të fillojë rekrutimin e rreth 60 hetuesve.

“Ne u bëjmë thirrje kandidatëve të palodhur dhe të ndershëm që të bashkohen në radhët e BKH-së, nën udhëheqjen e Drejtores Hajnaj”, deklaron Ambasada.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë