Lajme

SHBA përshëndet vendimin e Bashës: Presim të njëjtën gjë nga të tjerët

Ambasada e SHBA në Tiranë përshëndeti zotimin e Lulzim Bashës për t’iu rikthyer tryezës së reformës zgjedhore dhe pret të njëjtën gatishmëri edhe nga udhëheqësit e tjerë politikë.

“Mirëpresim vendimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të përmbyllur reformën zgjedhore. Presim që edhe udhëheqësit e tjerë të tregojnë të njëjtën gjë”, deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

https://twitter.com/usambalbania/status/1263818090921570304?s=21

Reagimi i Kim është bërë fill pas një prononcimi për media të Lulzim Bashës, që tha se Partia Demokratike nuk e ka braktisur kurrë reformën zgjedhore, por se u tërhoq përkohësisht nga tryeza për shkak të ngjarjeve me godinën e Teatrit Kombëtar, që e cilësoi si lojë mafioze të Edi Ramës për të provokuar opozitën dhe minuar reformën zgjedhore.

https://twitter.com/ediramaal/status/1263821244920627201?s=21

Vendimi i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për t’u rikthyer në tryezën e reformës zgjedhore e përshëndeti edhe Kryeministri Edi Rama.

“Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t'u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë