Lajme

SHBA nis shpërndarjen e vaksinës në fillim të nëntorit

Pritja për vaksinën e koronavirusit nuk do të jetë aq e gjatë sa ishte parashikuar, të paktën për amerikanët. Qeveria amerikane u ka thënë shteteve që të përgatiten për shpërndarjen e vaksinës së koronavirusit më 1 nëntor.

Afati i shkurtër kohor ishte një surprizë e madhe midis ekspertëve të shëndetit publik, të cilët prisnin që vaksina të merrte aprovimin pas zgjedhjeve presidenciale.

Në një letër drejtuar guvernatorëve te shteteve, Robert Redfield, drejtori i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se shtetet "në të ardhmen e afërt" do të mund të shpërndajnë vaksinat për fëmijët dhe të moshuarit.

"Kërkojmë urgjentisht ndihmën tuaj në përshpejtimin e shpërndarjes së vaksinës dhe nëse është e nevojshme, ju kërkojmë që të merrni parasysh kërkesat e shumta”, shkroi Redfield.

Në letrën e tij ai thotë se doza të vaksinave të Covid-19 do të jetë fillimisht e kufizuar, por se mund të jenë në dispozicion deri në fillim të nëntorit dhe se furnizimi do të rritet ndjeshëm në fillim të vitit 2021.

Agjencia Amerikane e Barnave këshillon po ashtu zyrtarët shëndetësorë të identifikojnë që tani se cilave grupe duhet t’u jepen përparësi për vaksinim dhe të identifikojnë ofruesit që do të administrojnë vaksinën dhe të marrin hapa të tjerë për t'u përgatitur.

Disa ekspertë të shëndetit publik theksuan se provat klinike për vaksinat ishin në fazën përfundimtare të këtij procesi. Vaksinat  do të jepet me dy doza dhe secila jepet me nga një muaj larg. Ekspertët i thanë AP-së se ata nuk e kuptuan se si mund të kishte të dhëna adekuate nëse vaksinat funksionojnë dhe janë të sigurta para 1 nëntorit..

Peter Hotez, dekan i shkollës së mjekësisë tropikale të Universitetit Baylor, tha se ai ishte "shumë i shqetësuar" nëse FDA do të autorizonte përdorimin emergjent të vaksinës para se të dinte nëse funksionon dhe është e sigurt.

Komisioneri i FDA-së Stephen Hahn më parë tha se agjencia nuk do të ngutetet në vlerësimin e vaksinave, megjithëse do të synonte të shpejtonte punën e saj. Ai i tha këtë javë se mund të ishte "e përshtatshme" të aprovohej një vaksinë para se të përfundonin provat klinike nëse përfitimet tejkalonin rreziqet.

“Ndryshe nga një medikament që u jepet njerëzve të sëmurë që mund të mos kenë asnjë alternativë, vaksina u jepet njerëzve të shëndetshëm, kështu që rreziku është i jashtëzakonshëm", thotë nga ana tjetër Ashish Jha, dekani i shkollës së shëndetit publik të Universitetit Brown. "Nëntori duket shumë herët."

Michael Osterholm, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin e Minesotës, tha se ai ishte i shqetësuar se qeveria po nxiste prodhimin e një vaksine përpara zgjedhjeve.

"Komuniteti i shëndetit publik dëshiron një vaksinë të sigurt," tha Osterholm. "Por të dhënat duhet të jenë të qarta."

Rregullatorët në mbarë botën në mënyrë të përsëritur kanë thënë se shpejtësia e zhvillimit nuk do të rrezikojë sigurinë e vaksinës, pasi rezultatet do të burojnë nga kryerja e provave paralele të bëra në sekuencë. Por siguria nuk i kanë bindur të gjithë.

Rezultatet paraprake të një sondazhi të kryer gjatë tre muajve të fundit në 19 vende treguan se vetëm rreth 70% e të anketuarve britanikë dhe amerikanë do të merrnin një vaksinë COVID-19 nëse do të jetë e disponueshme.

Kompanitë farmaceutike përfshirë Moderna Inc, AstraZeneca Plc dhe Pfizer Inc janë duke udhëhequr garën për të prodhuar një vaksinë të sigurt dhe efektive për sëmundjen.

Dokumentet e CDC-së përshkruajnë dy kandidatë për vaksina që duhet të ruhen në temperatura minus 70 dhe minus 20 gradë Celsius. Këto kërkesa për ruajtjen e vaksinës përputhen me profilet e vaksinave që po zhvillohen nga kompanitë Pfizer dhe Moderna.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë