Bota

SHBA kërkon ruajtjen e kanaleve ushtarake të komunikimit me Rusinë

Për herë të parë që nga nisja e luftës, SHBA dhe Rusia komunikojnë me njëra-tjetrën në nivelet më të larta ushtarake.

Sekretari i Mbrojtjes, LLoyd Austin tha se kishte biseduar të premten me homologun rus, ministrin Sergei Shoigu.

“Bisedova me Ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoygu. Kërkova një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe theksova rëndësinë e ruajtjes së linjave të komunikimit”, shkruan Austin.

Kontakti i fundit i drejtpërdrejt mes tyre ka qenë më 18 shkurt.

SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj Rusisë, po lobon në BE që pjesë e sanksioneve të bëhet edhe nafta dhe gazi rus, si dhe ka dalë garante për mbrojtjen e Suedisë dhe Finlandës deri në momentin e anëtarësimit të këtyre dy vendeve në NATO.

Por, brenda aleancës, Turqia ka deklaruar se mund të ushtrojë të drejtën e vetos për të penguar anëtarësimin e këtyre vendeve, që Erdogan i akuzon si mbështetëse të kurdëve dhe organizatave të tjera që Ankaraja i cilëson terroriste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë