Sociale

SHBA kërkon detaje të rrjeteve sociale nga aplikantët pë viza

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë detaje të rrjeteve sociale të aplikuesve për viza amerikane. Rregullorja e Departamentit të Shtetit thotë se aplikantët do të duhet të paraqesin të gjitha detajet e rrjeteve të tyre sociale, duke filluar nga emrat e rrjeteve të tyre sociale si dhe adresat e e-mailit apo numrat e telefonit.
Disa aplikantë të vizave diplomatike do të përjashtohen nga masat e reja. Pra, qytetarët që do të udhëtojnë në SHBA për të punuar ose për të studiuar do të duhet të dorëzojnë informacionin e tyre.
“Ne jemi vazhdimisht duke punuar për të gjetur mekanizma për të përmirësuar proceset tona të shqyrtimit për të mbrojtur qytetarët amerikanë, duke mbështetur udhëtimin e ligjshëm në Shtetet e Bashkuara”, thekson Departamenti Amerikan i Shtetit.
Më parë, vetëm aplikantët që kishin nevojë për verifikime shtesë, siç janë personat që kishin qenë në pjesë të botës të kontrolluara nga grupet terroriste, duhet t’i dorëzonin këto të dhëna.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë