Ne rrjet

SHBA-ja, epiqendra e ardhshme e pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar sot se SHBA ka potencialin për t'u bërë epiqendra e re e pandemisë së koronavirusit.  Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë raportuar më shumë se 46,000 raste dhe 530 të vdekur. Më shumë se 20,000 e të infektuarve ndodhen vetëm në shtetin e Nju Jorkut.

Një zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) ka deklaruar se fundmi se SHBA-ja së shpejti vendi mund të shohë një rritje të ngjashme të të infektuarve ashtu si Europa.

Të hënën, Presidenti amerikan Donald Trump pranoi se qeveria e tij ishte përjetuar vështirësi në sigurimin e pajisjeve mjekësore të nevojshme.

“Tregu botëror i maskave dhe ventilatorët është çmendur. Ne po i ndihmojmë shtetet të marrin pajisje, por nuk është e lehtë”, deklaroi Trump në një postim në Twitter.

Në Nju Jork, në një nga epiqendrat më e koronavirusit në SHBA, autoritetet nxituan të vendosnin mijëra shtretër spitalorë në stadiumet e qytetit. Spitalet e qytetit kanë prej 10 ditësh mungesat të furnizimeve themelore, ndërsa guvernatori Andreë Cuomo njoftoi se do ta kthente Qendrën e Kongresit të qytetit në një spital.

"Epidemia do të arrijë kulmin përpara se të shuhet," tha ai.

 Cuomo gjithashtu njoftoi dy prova mjekësore eksperimentale në përpjekje për të luftuar përhapjen.

Zyrtarët shëndetësorë po planifikojnë të mbledhin plazma nga njerëzit që shërohet pas kontraktimit të koronavirusit, e cila është e pasur me antitrupa që ende mund të luftojnë COVID-19. Plazma është pjesa e lëngshme e gjakut që bart qelizat dhe proteinat e trupit. Ajo përbën rreth 55% të vëllimit të përgjithshëm të gjakut të trupit.

"Ka pasur teste që tregojnë se kur një personi injektohet me antitrupa, bëhet i mundur stimulimi i sistemit imunitar kundër asaj sëmundje”, deklaroi guvernatori.

Ai tha se testi ishte premtues, por shtoi se tani për tani ishte një test për njerëzit që janë në gjendje të rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë