Taksa

SHBA godet Europën me tarifa të reja doganore: Në listë, çokollata dhe ullinjtë

Shifra e tarifave doganore për 28 produkte të reja europiane do të jetë 3.1 mld $

Ullinjtë europianë, çokollata, xhini dhe birra me elb janë mes produkteve më të fundit që mund të goditen me tarifa të tjera si pjesë e mosmarrëveshjes SHBA-Europë për subvencionet qeveritare për prodhuesit e avionëve.

Përfaqësuesi i Tregtisë Amerikane njoftoi një listë me 30 produkte në total që mund të jenë subjekt i tarifave të reja, duke vërejtur që SHBA-të importojnë këto produkte në vlerën e rreth 3.1 mld $ në vit nga Europa.

SHBA-të gjithashtu kanë mbledhur 15% deri në 25% tarifa në vlerën e 7.5 mld $ për produkte të tjera europiane si pjesë e kësaj mosmarrëveshjeje. Produktet e reja mund të goditen me tarifa në masën e 100%.

Organizata Botërore e Tregtisë në anën e SHBA-ve në mosmarrëveshjen mes tyre, e cila daton që në 2004.Organizata Botërore e Tregtisë tha në 2018 që BE ndihmoi Airbus (EADSF) me subvencione të padrejta që dëmtonin shitjet e avionëve Boeing me bazë të gjerë në SHBA.

Ai vendim çeli rrugët për SHBA-të që të vendoste tarifa në produktet europiane.

OBT gjithashtu zbuloi se Boeing (BA) kishte përfituar zbritje të paligjshme të taksave nga shteti i Uashingtonit. Shteti anulloi uljet e taksave në fillim të këtij viti, por Bashkimi Europian ende po kërcënon të vendos tarifa për mallrat amerikane në përgjigje të vendimit të mëparshëm.

Tani më, me shpalljen e tarifave të reja, agjensia do të fillojë të dëgjojë komente nga ata që do të preken. Përtej artikujve të ushqimit dhe pijeve, shumica ndër 30 artikujt në listë janë mjete biznesi.

BE kritikoi njoftimin e SHBA-ve, duke thënë se është e mundur që raundi tjetër i tarifave mund të shkojë përtej asaj që lejohet nga OBT.

"Ky vendim krijon pasiguri për kompanitë dhe shkakton dëme të panevojshme ekonomike nga të dy anët e Atlantikut," tha BE në deklaratën e saj. "Nuk duhej të ndodhte diçka e tillë veçanërisht pasi kompanitë tani po përpiqen të kapërcejnë vështirësitë ekonomike pas krizës Covid-19".

BE tha se mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjen është përmes negociatave. Po ashtu sugjeroi se duhen "propozime konkrete" për të zgjidhur mosmarrëveshjen themelore të avionëve.

Tarifat zakonisht paguhen nga konsumatorët amerikanë nëse eksportuesi nuk e paguan vetë koston e taksës. Disa biznese që janë goditur nga tarifat e mëparshme reaguan shpejtë për të kundërshtuar këtë veprim të fundit.

Këshilli Distilled Spirits Council i Shteteve të Bashkuara, i cili tha se anëtarët e tij tashmë kanë humbur qindra miliona në shitje nga tarifat  e tjera të mëparshme nga të dy palët. Ai tha se është i shqetësuar që ky veprim i fundit do të çojë vetëm në më shumë përshkallëzime.

"Kompanitë në BE dhe SH.B.A. kanë vuajtur mjaft si rezultat i kësaj lufte tregtare", tha grupi tregtar. "Sa më gjatë të qëndrohet pa arritur një marrëveshje të mundshme, aq më i madh është kërcënimi i tarifave."

Të dy  Boeing dhe Airbus po përballen me një rënie të fortë të kërkesës për aeroplanët e tyre për shkak të rënies së kërkesës për udhëtim ajror si pasojë e Pandemisë e covid19. Të dy kanë ulur nivelet e tyre të prodhimit dhe Boeing ka njoftuar planet për të shkurtuar 16,000 vende pune në SHBA.

Burimi: CNN Business. Solli në shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë