Politike

SHBA: Gjyqtarët me pasuri 250 mijë euro në vit! Zero tolerancë ndaj korrupsionit

Ambasada Amerikane në Tiranë shprehet se Qeveria e SHBA-ve është e vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në gjithë botën, përfshirë Shqipërinë.

Këtë mesazh, ambasada e ka dhënë përmes një videoje në “Facebook”, ku thekson se për të përmirësuar sistemin gjyqësor në Shqipëri ka ndihmuar edhe USAID, i cili këtë javë ka punuar me partnerët për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri”- shkruan Amabsada.

Ajo garanton se do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. “Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni” thekson ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Në video thuhet gjithashtu se “A e dini se paga mesatare për një gjyqtar është 1o mijë euro në vit? Megjithatë, një 1 në 3 gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit. Disa deklarojnë disa miliona dollarë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë