Lajme

SHBA anulojnë vizat, në Tiranë njoftimi është deri në 3 prill

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndalojnë shërbimet për viza në shumicën e vëndeve që prej të mërkurës si rezultat i shpërthimit të koronavirusit, u shpreh një zëdhënës i departamentit te shtetit.

DASH nuk tha se në sa vënde do të ndalohen këto shërbime por në më shumë se dymbëdhjetë vënde ambasadat Amerikane përfshirë këtu ato që ndodhen në Kore të Jugut, Afrikë të Jugut, Gjermani dhe Spanjë në faqet e tyre të web-it kanë anoncuar se ose do t’i ndalojnë plotësisht shërbimet e tyre në këto vënde ose do t’i reduktojnë shumë.

Ambasadat dhe Konsullatat në këto vënde do t’i anulojnë të gjitha takimet për viza emigruese dhe jo-emigruese që prej 18 mars-it të 2020-ës.

Por zëdhënësi i departamentit të shtetit u shpreh se institucionet diplomatike të ShBA-së do t’i vazhdojnë shërbimet për viza emergjente “me aq sa i’a u lejojnë burimet e tyre” dhe që shërbimet për shtetasit amerikanë do të vazhdojnë.

Këto ambasada do t’i rinisin shërbimet për viza sapo të jetë e mundur, por për momentin nuk është dhënë një datë.

Në Shqipëri sipas një njoftimi që Ambasada Amerikane ka nxjerrë në faqe e saj të facebook-ut dhe në website-n e saj thuhet se të gjitha takimet për viza jo-emigruese do të anullohen gjer më 3 prill 2020. Por gjatë kësaj kohe theksohet se ambasada do të proçedojë vetëm takimet urgjente për viza jo-emigruese.

Gjithashtu në njoftimin e nxjerrë nga ambasada Amerikane thuhet se po kështu do të shtyhen ose anullohen të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri në 3 prill.

Në këtë link mund të gjeni njoftimin e plotë të dhënë nga ambasada Amerikane:

https://al.usembassy.gov/sq/informacion-mbi-covid-19/?fbclid=IwAR0g0GVyPZA4cboj42nTw9XKy7tvj6WqAAT_thDkj29DI-tES3ULgm3XXEc


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë