Ambasada e SHBA-ve ka publikuar videon në të cilën theksohet se do të kontribuojë në infrastrukturë, teknologji si dhe në përzgjedhjen e anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri, një strukturë e ngjashme si ajo e FBI-së amerikane Me anë të postimit në video, Ambasada e SHBA bën të ditur se janë dhënë 4 milionë USD për ngritjen e kësaj strukture të posaçme.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve.
Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do shpenzohen për trajnimin e hetuesve të BKH-së dhe institucionalizimit të BKH-së
“Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara do të ofrojë trajnim i nivelit të lartë për hetuesit e BKH-së në Akademinë e FBI-së në Virxhinia dhe në Shqipëri për të siguruar që jenë hetues e BKH t ëjenë hetues kriminalistik, profesionistë, shumë të aftë. BKH është më shumë se hetues. Këshilltarë nga Ambasada e SHBA-ve po punojnë për t’u siguruar që BKH të ketë vendin e punës, administratën dhe procedurat administrative të përshtatshme për kryer punët e saj”, thuhet në këtë videomesazh.
Ndërsa janë ofruar pajisje teknologjike do t’i ofrohen BKH-së, ku fillimisht janë dërguar edhe aparate poligrafike, për të vendosur të zgjedhurit të kësaj strukture të posaçme përpara makinës së të vërtetës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.