Arsim

Shahini: Universitetet të zbatojnë VKM, 50 % ulje për tarifat vjetore të studimit

Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve Besa Shahini ka lëshuar urdhër për disa universitet ku i kërkon që të zbatohet VKM e cila përcakton përgjysmimin e tarifës së studentëve me mesatare mbi 6 dhe pa provime të mbartura.

“VKM-ja nr.778, datë 26.12.2018 të zbatohet sipas rregullave të brendshme të IAL-ve publike, duke respektuar përcaktimin që nga viti i dytë akademik dhe në vijim studentët duhet të kenë notë mesatare të paktën 6. Mënyra e përllogaritjes së notës mesatare, me provime të mbartura apo jo, është vendim që duhet të merret nga organet drejtuese të IAL-ve publike", thuhet më tej në urdhrin e Ministrisë.

Në vendimin e Ministrisë përcaktohet se të gjitha njësitë e Universiteti të Tiranës, duhet të dorëzojnë brenda ditës së nesërme listën e studentëve me mesatare mbi 6, me ose jo provime të mbartura, që të paguajnë kufirin maksimal të tarifës vjetorë në masë të përgjysmuar.

Ky urdhër shkon për të gjitha universitetet, ndërkohë si shembull meret Universiteti i “Aleksandër Moisiu” Durrës, i cili ka zbatuar procesin e vendimmarrjes.  

Ky urdhër vjen pas publikimit të tarifave të studimeve për çdo fakultet pas korrikun e 2019. Në tarifat e parapërcaktuara u vu re se Universiteti i Tiranës nuk kishte ndryshuar asnjë tarifë. Deri para urdhrit të sotëm studentët duhet t’i paguanin tarifat të plota, pavarësisht se çfarë u përcaktua në “Paktin për Universitetin”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë