Arsim

Shahini: Të lindurit pas vitit ’95 nuk e njohin historinë

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahinin u thirr në interpelancë në lidhje me përzgjedhjen e mësuesve në shkollë, librat shkollorë e jashtë shkollorë.

Ministrja Shahini deklaroi se që prej vitit 2014 mësuesit emërohen  me anë të portalit “Mësues për Shqipërinë”. Sipas Shahinit kriteret për mësuesin janë të qarta dhe përveç programit bachelor dhe master, çdo mësues duhet të jetë i pajisur me një licencë për ushtrimin e profesionit.

“Kritere shtesë janë gjuha e huaj, trajnime shtesë dhe nota mesatare është më e rëndësishme  me të cilat është mbyllur shkolla.  Prej vitesh është realizuar edhe një ri organizim në zyrat arsimore të cilat duhet të mbështesin mësuesit për të zbatuar kurrikulën.  Është hartuar një politikë tjetër edhe kriteret janë në rritjen e notës mesatare për mësuesit në gjimnaze. Janë bërë ndryshime në kurrikulën e re,” deklaroi Shahini.

Pyetjet e deputetit Artur Rroshi janë adresuar edhe për masat e ndërmarra për zhdukjen e analfabetizmit, si edhe për faktin se pse figurat historike nuk pasqyrohen si duhet në librat e shkollës.

Për këtë pyetje, Ministrja Shahini u përgjigj se është bërë një punë e madhe për analfabetizmin, por ende duhet të punohet në këtë drejtim. Sipas saj janë bërë vlerësime dhe është ndryshuar kurrikula e re dhe 8 deri në 9 orë në javë i zë gjuha shqipe dhe letërsia, në shkollat 9 vjeçare. Sipas ministres është kthyer gjuha shqipe edhe në kurrikulën e gjimnazeve pasi më parë bëhej vetëm letërsi.  

“Është shqetësuese që në 30 vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë në histori, betejën për liri në Kosovë dhe Shqipëri, nuk e trajtojmë në mënyrë të thelluar. Është shumë e rëndësishme të adresohen këto tema. Pse nuk pasqyrohet Mitahat Frashëri në librat historik? Është trajtuar çdo figurë historike, kjo figurë zë vende në tekste të ndryshme. Pra nuk është anash si figurë, i është dhënë vendi i merituar. Është e vërtetë që nuk i trajtojmë të gjitha temat historike. Nëse marrim parasysh të 90-tat në Kosovë, rezistenca paqësore si dhe rezistenca e armatosur ka qenë unike dhe ka qenë një nga aktivitetet më të rëndësishme që ka kaluar asaj kohe. I gjithë sistemi arsimor ka kaluar në ilegal dhe kemi mbajtur mësime për bodrume, kosto ishin rezistencat që sot kanë rezultuar në themelimin e Republikës së Kosovës. Kemi 1.2 milion fëmijë dhe të rinj që kanë lindur pas vitit 95’, nuk i dinë  këto gjëra.

Sa i përket drejtimit të makinës, ne japim mësime për kodin rrugor, për sigurinë rrugore. Për këtë çështje merren këshillat bashkiake dhe mund t’i drejtoheni atyre nëse doni të ndryshoni diçka” theksoi Shahini.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë