Lajme

Shahini: Nxënësit i marrin mësimet, 98% e familjeve kanë televizor në shtëpi

Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini, ka deklaruar se duke qenë se 98% e familjeve shqiptare kanë televizor në shtëpi, duke u bazuar në të dhënat e INSTAT dhe është e sigurt që pjesa më e madhe e nxënësve i shohin leksionet në RTSH dhe në kështu nuk do të mbeten mbrapa me mësime.
“Kjo është forma e parë e mësimit. Forma e dytë e punës ka të bëjë me komunikimin direkt mes mësuesve dhe nxënësve, duke përdorur platforma të ndryshme online apo edhe rrjetet sociale. 97% e të gjitha familjeve shqiptare kanë një telefon celular, kryesisht “smart” në shtëpi, dhe kjo është arsyeja pse po arrijnë që të jenë në komunikim të drejtpërdrejtë mësuesit dhe nxënësit në një masë shumë të madh, theksoi ministrja në video mesazhin e saj.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/829681974177947/

Ndërsa për sa i përket vlerësimit të nxënësve, Shahini deklaroi se nëse nxënësit sjellin njëherësh një detyrë të zhvilluar shumë më mirë se ato që ka zhvilluar gjatë vitit në një lëndë të caktuar, atëherë mësuesit e kuptojnë nëse i ka ndihmuar dikush. Sipas Ministres mësuesit i njohin shumë mirë nxënësit e tyre.
“Pjesa e dytë, që besoj është më e rëndësishme se sa pjesa e parë, është se ky vlerësim që po bëhet, përderisa mësimi po zhvillohet në kushte shtëpie, është një vlerësim orientues. Pra, nuk është notë formale finale. Nota formale dhe finale vendoset kur të kthehemi në shkollë dhe nxënësi pyetet ose testohet prapë nga mësuesi për leksionet që janë zhvilluar në këtë kohë ose që janë zhvilluar më përpara”, tha Ministrja Shahini.
Në lidhje me provimet kombëtarë, Shahini iu bëri thirrje maturantëve të mos stresohen të mësojnë sa më shumë dhe të bëjnë ushtrimet që gjejnë në librat e ushtrimeve të botuar në QSHA. Ministrja ka theksuar edhe një herë se nëse leksionet që janë bërë kur nxënësit kanë qëndruar në shtëpi, këto leksione nuk do të jenë në provimet përfundimtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë