Lajme

Sezoni turistik 2018, Aviacioni Civil hap linja të reja

Operatorët turistik në vendin tonë këtë vit kanë raportuar një shtim të interest nga turistët e huaj, gjë e cila është përkthyer edhe në rritje të numrit të rezervimeve për Shqipërinë.

Një ndër kontigjentët më të lakuar këtë vit janë nordikët, të cilët kanë rezervuar në masë në Golem, gjë e cila është përkthyer edhe në një rritje të fluturimeve me charter.

Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë, ka bërë të ditur se Autoriteti i Aviacionit Civil ka miratuar kërkesat për 10 destinacione të reja dhe për dyfishimin e kapaciteteve për tre linja të tjera fluturimi.

Mësohet se këto linja do të fuksionojnë gjatë periudhës së sezonit veror dhe pritet  që të kenë një ndikim të konsiderueshëm në numrin e turistëve që do të vizitojnë vendin tonë këtë vit për të kaluar pushimet e tyre.

Destinacionet e reja Charter

  1. Helsinki-Tirane. Fluturim ne periudhen 11 Maj – 28 Shtator.
  2. Kopenhagen-Tirane. Fluturim ne periudhen 2 Qershor- 18 Gusht.
  3. Budapest-Tirane.
  4. Moske-Tirane. Fluturim ne periudhen 19 Qershor-11 Shtator.
  5. Stokholm/Oslo/Goteborg. Fluturim ne periudhen 12 Maj – 2 Tetor.
  6. Goteborg-Tirane. Fluturim ne periudhen 6 Qershor – 3 Tetor.
  7. Gdansk/Poznan/Ëarsaë/Prague/Katoëice/LondonGatëick. Periudha e fluturimit nga Qershor deri ne Shtator.

Destinacionet e reja skedule

  1. Tel Aviv Tirane. Periudha e fluturimit fund Qershori deri ne 26 Tetor.
  2. Luton-Tirane. Fluturim ne periudhen 19 Prill deri ne 27 Tetor.

What’s the best generics


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë