Futboll

Serie A / Conte kujdes, Inzaghi po vjen…

Deri në vërshëllimin e fundit por këtë herë nuk ka të bëjë me Juventus-in. Inter me De Vrij barazoi derbin në 93’, ndërsa Napoli u arrit nga Roma në 92’. Nuk përfundon derisa të vendosë gjyqtari. Napoli ishte shumë pranë diferencës +5 nga Inter, fitonte minimalisht në “Olimpico”, por flurudha e Angeliño-s shtangu Antonio Conte-n dhe e ktheu në +3 ndaj zikaltërve, përkatësisht 54 dhe 51 pikë në dy vendet e para pas fundjavës në Serie A. 

Angeliño feston golin e barazimit ndajnë Napoli-t

Dy barazime 1-1 dhe situatë e pandryshuar. Të enjten në mbrëmje në Firenze, Inter do të luajë minutat e të prapambeturës ndaj Fiorentinës që u ndërpre për shkak të problemit shëndetësor të Bove. Ajo cka ndodhi dje mund të peshojë shumë në luftën për titull. Napoli humbi mundësinë e shkëputjes që do të rriste presionin psikologjik ndaj Inter. Do të ishte ftorja e tetë rradhazi dhe kështu fitohen titujt, me seri të gjata pozitive që krijojnë diferenca.

De Vrij feston golin e barazimit ndaj Milan

I bukur derbi nr 242 në Milano, sidomos në pjesën e dytë, kur Inter kërkoi me cdo mjet barazimin përballë barrikadës që Milan vendosi përpara Maignan. Zikaltërit e merituan barazimin dhe kjo jo vetëm për 3 shtyllat e goditura më herët. Ndërsa Milan u shfaq skuadër, vendosi shpirtin dhe luftoi për gjithcka si “outsider”. I pranishëm në stadium Santiago Gimenez (i ardhur nga Feyenoord) që pritet të shënojë golat e munguar. Deri atëherë kuqezinjtë i gëzohen Tijani Reijnders që ka shënuar 7, një më shumë se Pulisic.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë