Futboll

Seria A zbardh kalendarin më 5 korrik, nuk ka më pauzë për festat e fundvitit

Gazeta Si – Kampionati i ri nis më 20 gusht 2023 dhe përfundon më 26 maj 2024. Gjatë tij do të ketë vetëm 4 ndërprerje dhe do të jetë një tur force për futbollistët.

Liga e Serisë A ka zyrtarizuar datën për zbardhjen e kalendarit të kampionatit 2023-24. Shorti do të hidhet më 5 korrik, ndërsa sezoni i ri do të fillojë më 20 gusht. Janë parashikuar 4 pauza për ndeshjet e kombëtareve: 10 shtator 2023, 15 tetor 2023, 19 nëntor 2023 dhe 24 mars 2024.

Hysaj feston me Romanjolin fitoren ne derbin ndaj Romes. Gazeta Si, 1 korrik 2023

Vetëm një javë kampionati është programuar të luhet në mesjavë, më 27 shator. Serie A nuk do të ndalet gjatë pushimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Nuk do të përsëritet eksperimenti i ‘Boxing Day’ (26 dhjetor), por skuadrat do të jenë në fushë më 30 dhjetor 2023 dhe pastaj sërish më 6 janar 2024.

Kjo javë kampionati do të luhet pa 4 skuadrat e impenjuara në mini-turneun e Superkupës së Italisë (Napoli, Inter, Lacio dhe Fiorentina).

Janë zyrtarizuar edhe datat e Kupës së Italisë, që nis më 6 gusht me turin paraeliminator dhe përfundon me finalen e Romës më 15 maj 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë