Futboll

Seria A nuk anulohet, do të luhet nga korriku deri në gusht

Serie A në fushë edhe në korrik e gusht vetëm për të përfunduar kampionatin. Një mundësi që presidenti i FiGC, Gabriele Gravina, e mban në konsideratë. “Për sa kohë që kam mundësi, do të ruaj shpresën për të rinisur kampionatet. Do të bëj çdo përpjekje për të arritur në këtë situatë. Jam i vetëdijshëm se është e parakohshme të mendosh një datë, por duhet të mendojmë pozitivisht. Ne do të përpiqemi të bëjmë maksimumin për të luajtur edhe me koston ti kërkojmë mbështetjen UEFA dhe FIFA, për të shkuar përtej 30 qershorit.”

Edhe para një emergjence epokale Lega nuk është e bashkuar dhe vështirë se do të gjejë unanimitetin: “Në këtë moment nuk ka vend për interesat e individit. Apeloj për mirëkuptim, por në fund do të jetë Federata që duhet të vendosë”. Të premten është në program një takim i ri “për të punuar mbi një seri propozimesh në lidhje me disa ndryshime që duhet të vlerësohen nga qeveria, por ka shumë çështje që na përkasin. Ne nuk duam të kërkojmë para, por po denoncojmë një gjendje krize. Kërkojmë të na ndihmojnë me disa norma që mund ti japin një zhvillim modern futbollit tonë”.

Përsa i përket kampionatit të pezulluar, Gravina hedh poshtë hipotezën e anulimit ose caktimit të titullit në tavolinë: “E konsideroj një humbje personale dhe për vlerën e kompeticionit. Do të rezultonte një skenar i pakëndshëm. Refuzoj kategorikisht një konkluzion të tillë. Për sa kohë të jetë e mundur, do të vazhdoj ta hedh poshtë këtë hipotezë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë