Futboll

Seria A mund të mbyllet pa tifozë dhe në fushë neutrale

Nëse pozicionet e klubeve për të rifilluar apo jo kampionatin po kristalizohen gradualisht, drejtuesit e futbollit italian vazhdojnë të studiojnë mënyrën për të përfunduar Serie A, për të mos u përballur me dëme edhe më të mëdha ekonomike, të dorëzojnë titullin dhe për të shmangur mundësinë e 22 skuadrave vitin e ardhshëm.

Të gjithë variantet janë në shqyrtim, përfshirë atë që parashikon anulimin, por qëllimi është mbyllja e sezonit dhe, për ta bërë këtë, Corriere dello Sport ka hedhur hipotezën e dyerve të mbyllura (në realitet është më shumë se një hipotezë: vështirë që Qeveria, edhe nëse emergjenca koronavirus duket afër një kthesë pozitive, do të lejojë ngjarje sportive me dyer të hapura para sezonit të ri) dhe zgjidhjen e fushës neutrale.

Në këtë këndvështrim skuadrat e rajoneve në të cilat infeksioni ende nuk kontrollohet, mund të transferohen në zona të Italisë më të sigurta për të luajtur ndeshjet përkatëse. Për shkak të dyerve të mbyllura tifozët nuk do të ishin të rrezikuar ashtu sikurse edhe lojtarët e stafi do të ishin më të mbrojtur nga infektimi. Duke menduar një nisje të mundshme të kampionatit në fund të majit, Serie A 2019/20 mund të mbyllet në dy muaj, praktikisht në mesin e korrikut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë