Bota

Serbia pezullon vaksinimet për të huajt

Serbia ka pezulluar përkohësisht vaksinat anti-Covid për të huajt. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Tanjug”, e cila citon kryeministren Ana Brnabiç.

Njoftimi, çuditërisht, ka ardhur gjatë një konference shtypi mbi fushatën e vaksinimit të vendit ballkanik.

Ka pak shpjegime pse u pezullua vaksinimi për të huajt që kishin mësyrë Beogradin kohët e fundit, por për momentin, tha Brnabiç, “kemi zgjedhur të përqendrohemi në imunizimin e serbëve”.

Lajmi për shpërndarjen e dozës falas, madje edhe për turistët, ka krijuar javët e fundit një pelegrinazh të vërtetë drejt “Mekës së vaksinave”.

Sipas mediave, vetëm në Beograd, mbi 22,000 të huaj nga vendet fqinje të Ballkanit u raportuan të ishin vaksinuar në Serbi në fund të marsit.

Por jo vetëm "fqinjët", dhjetëra italianë dhe qytetarë të vendeve të tjera të BE kanë shkuar gjithashtu në Serbi për t'u vaksinuar.

Deri më tani, nga 7 milionë banorë, mbi 2.6 milionë vaksina janë administruar në vend, nga të cilat 1.1 milionë janë doza të dyta.

Numra që e sjellin Serbinë në vendin e dytë në podium në Evropë për serumet e administruara në lidhje me popullsinë.

Ka mundësi që fushata e imunizimit për të huajt do të rinisë, por aktualisht është pezulluar. Dhe askush nuk e di për sa kohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë