Bota

Serbia nuk ka qymyr për t’i mbijetuar dimrit

Nga Gazeta "SI"- Prodhimi i elektricitetit në Serbi ka arritur një pikë kritike dhe furnizimi për dimrin e ardhshëm është i pasigurtë, sipas Dragoslav Ljubicic nga Bashkimi Tregtar i Serbisë në degën e energjisë dhe minierave, “Nezavisnost”.

“Nuk ka shpresë: Kushdo është optimist se këtë dimër do të kemi energji elektrike do të tronditet nga kjo video. Nuk ka qymyr”, -shkruan Dragoslav në Tuitter. Për të mbështetur argumentin e tij, ai shtoi një video të një pirgu me qymyr nga TENT A, termocentrali më i madh në Serbi.

Ai përmendi edhe vonesat gjatë katër ose pesë viteve të fundit për pastrimin e shtresave të dheut mbi qymyr, si dhe "situatën katastrofike hidrike" si probleme parësore në vend.

Një kombinim i vonesave të operimeve në minierat e hapura të qymyrit dhe rënia e sasisë së ujit në sistemin hidroenergjetik po rrezikon prodhimin e energjisë elektrike në Serbi.

Prurjet nëpër lumenjt e Serbisë janë përgjysmuar dhe kjo ka rritur nevojën për importe të energjisë.

Negociatat për blerjen e qymyrit nga Bullgaria dhe Rumania kanë dështuar.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha javën e kaluar se vendi kishte 813.000 ton qymyr të grumbulluar në atë moment. Ai paralajmëroi se konsumi rritet deri në 115 mijë tonë në ditë në dimër, por gjithashtu shprehu besimin se sasia e disponueshme e lëndës djegëse të ngurtë do të rritet në një nivel që të plotësojë nevojat e termocentraleve për 40 ditë.

Vuçiç theksoi edhe rritjen e shpejtë të ccmimit të energjisë. “Do të ketë pasoja katastrofike për ne gjatë dimrit,” tha ai dhe shtoi se negociatat me Bullgarinë dhe Rumaninë për blerjen e qymyrit kanë dështuar “për arsye të ndryshme”.

“Ne po vazhdojmë të blejmë kudo që mundemi, çfarëdo që mundemi”, zbuloi presidenti. Prodhuesi i qymyrit dhe energjisë elektrike Elektroprivreda Srbije (EPS) dhe kompania e gazit Srbijagas, të dyja të kontrolluara nga qeveria, janë në një "gjendje të keqe", pranoi ai. “Por shteti serb në përgjithësi është në gjendje të mirë.”, - shtoi presidenti Vuçiç./BalkanEnergyNews


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë