Treg

Open Balkan / Shkupi e Beogradi do marrin qymyrin nga Tirana në këmbim të heqjes së kufizimeve për grurin

Nga Gazeta "SI" - Ish-zv.kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj njoftoi se Serbia do të shfrytëzojë rezervat e qymyrit në vendin tonë dhe Maqedonia e Veriut është interesuar për një investim direk në TEC-in e Vlorës. Në këmbim, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, do të heqin kufizimet e produkteve ushqimore si grurë dhe misër, për Shqipërinë.

Kushti për këtë bashkëpunim është ndalimi i shitjes së mallrave në tregje të tjera.

Ahmetaj gjatë takimit të kabineteve të shteteve të Open Balkan, tha se kjo është një marrëveshje që do të nisë të materializohet më 1 shtator.  

“Është rënë dakord për përcaktimin e një mekanizmi të veçantë i cili mund të përdoret në rast të përkeqësimit të krizës. Ky mekanizëm që rregullon blerjen e produkteve të sigurisë ushqimore, magazinimin e produkteve, aksesin preferencial në porte që është shumë i rëndësishëm. Palët do të nënshkruajnë protokollin e marrëveshjeve për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik dhe akses të lirë në tregun e punës. Deri në 9 gusht të gjitha palët do të kryejnë testet e integrimeve me dy palët e tjera. Nga ana jonë është AKSHI dhe institucionet përkatëse tek shtetet e tjera”, tha Ahmetaj.

Zëvendësiministri i Energjisë në Shqipëri, Ilir Bejtja tha se edhe Maqedonia e Veriut kërkoi shfrytëzim të kapaciteteve të qymyrit në Shqipëri.

Zëvendësministri Bejtja tha se deri në shtator do të bëhet gati plani i shfrytëzimit të burimeve respektive të shteteve për të garantuar energjinë brenda rajonit.

"Pala serbe kërkoi që të ketë më tepër furnizime qymyri dhe ne kemi rezerva qymyri për t’i ofruar. Po kështu edhe Maqedonia e Veriut e cila ka prodhim të energjisë me qymyr dhe kërkojë të kishte shfrytëzim të këtyre kapaciteteve. u shpreh e gatshme që të bashkëpunojë me palën shqiptare në përshpejtimin e procedurave për të pasur sa më shpejt gazin e lëngshëm dhe gazit natyral në tregun rajonal”,-tha Bejtja.

Sipas tij, investimet  e përbashkëta mund të përfshijnë parqet fotovoltaike dhe kombinimi me kontrata afatgjata i furnizimit të tre vendeve me energji që të kemi çmime sa më të favorshme.

Lajmin e detajuar për mundësinë e heqjes së kufizimeve të tregtisë ushqimore, e dha ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

“Gjatë këtij takimi vendosëm të angazhohemi për të eliminuar çdo kuotë të vendosur mbi furnizimin për mallrat e lidhura me sigurinë ushqimore, pala maqedonase angazhohet për të hequr bllokimin e vendosur për produktet eksporteve ushqimore javën shkoi, dhe pala serbe të eliminoj tavanet eksportuese drejt Shqipërisë për produktet e grurit dhe misrit të vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave, ky memorandum do të nënshkruhet në serbi në fillim të shtatorit. Gjithashtu operatorët ekonomik janë të lirë për nënshkrimin e kontratave të furnizimit me çdo mall përfshirë këtu produktet që kanë lidhje me sigurinë ushqimore, me kushtin që produktet që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore si gruri, misri, sheqeri apo vaj vegjetal të ndalohet rishitja”, tha Krifca.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë