Ne rrjet

Serbia ndryshon strategji: Testime në masë, izolimi nuk mjafton

Pas mbërritjes së ekspertëve dhe ndihmave mjekësorë nga Kina, Serbia ka ndryshuar sot qasjen e saj në luftën kundër shpërthimit të koronavirusit.

Nën këshillimin e mjekëve kinezë, Presidenti Aleksandër Vucic ka njoftuar se do të nisë testimin masiv të qytetarëve.

"Ne do të ndryshojmë qasjen tonë dhe, me mbështetjen e miqve kinezë, do të fillojmë testimin masiv. Mund të presim një rritje drastike të rasteve të konfirmuara në 48 orët e ardhshme. Kemi teste të mjaftueshme për gjithçka që na pret," tha Vucic në një fjalimi para kombit të hënën në mbrëmje.

"Ne do të duhet të shtojmë testimet. Nëse nuk e bëjmë, do të kemi në Serbi një situatë si ajo në Itali dhe Spanjë”, theksoi ai.

Sipas Vuçiç pasi Serbia të kalojë në një regjim të testimit në masë, do të izolojë ata që testohen pozitivë në objektet e improvizuara, edhe nëse kanë simptoma të lehta, pasi vetëm shtetrrethimi - tha ai - nuk do të funksionojë. "Shpresoj që strategjia e re do të jetë në gjendje të përmbajë koronavirusin në vend brenda një muaji. Ne jemi të gatshëm të vendosim 3000 shtretër menjëherë, këta janë për pacientët e prekur më lehtë, të cilët do të futen shpejt dhe do të dalin shpejt, por ne do ta shohim sëmundjen e tyre deri në fund, në mënyrë që ata të mos infektojnë askënd tjetër", tha Vuçiç.

Mjekët serbë, Gazeta Si, 2020

Masat u rekomanduan nga gjashtë epidemiologë që erdhën nga Wuhan, qyteti në provincën më të prekur kineze, të cilët arritën në Serbi të shtunën për të mbështetur vendin ballkanik në luftën kundër koronavirusit.

Serbia deri më tani ka konfirmuar 249 raste të koronavirusit dhe tre viktima.

Ai theksoi se ekspertët nga Kina thonë se Serbia mjafton të qëndrojë në karantinë për 3-4 javë dhe epidemia do të frenohet.

"Mjafton që ne të izolohemi në shtëpi për 21 nga 27 ditë. Kjo varet nga ne. Nëse ne nuk jemi të disiplinuar, ajo nuk do të marrë fund," tha Vuçiç.

Mjekët serbë, Gazeta Si, 2020

Ai gjithashtu njoftoi prodhimin e hidroklorinës, ilaçi kundër malarias që po testohet në SHBA dhe Europë për të trajtuat COVID-19.

Vucic gjithashtu tha se Serbia pritet të ketë 20 milionë maska ​​mbrojtëse javën e ardhshme. Ai njoftoi se kishte biseduar me ekspertë kinezë për izolimin e disa zonave të nxehta brenda qyteteve, dhe disa komunave në Beograd.

"Por atëherë, ne do t'i marrim të gjitha vendimet duke u konsultuar së pari me ekspertë kinezë," tha ai.

Ambasadori kinez në Serbi Chen Bo njoftoi ndërkohë të tjera ndihma shtesë.

"Pjesa kryesore e ndihmës së qeverisë kineze ka mbërritur në Beograd, pjesa tjetër do të arrijë brenda javës", tha Chen Bo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë