Bota

Serbia merr gjysmë milion vaksina nga Kina

Serbia ka marrë të enjten 500,000 doza të vaksine kineze duke premtuat vaksinimin e miliona njerëzve brenda pranverës.

“Serbia do të ketë në gjendje dy milion doza të vaksinave kundër koronavirusit nga prodhues të ndryshëm deri në fund të shkurtit”, njoftoi të martën Presidenti Aleksandër Vuçiq.

Ministri serb pa portofol Nenad Popović, i ngarkuar me inovacionet dhe zhvillimin teknologjik, tha se një grup i ri i vaksinës ruse Sputnik V u dërgua në Beograd me aeroplan të martën.

“Në mëngjes, 50,000 doza të vaksinës ruse u shpërndanë dhe 50,000 doza të tjera do të dorëzohen në 15 ditë për rivaksinim. Deri në fund të shkurtit, ne do të marrim 88,000 doza shtesë të vaksinës Pfizer, ndërsa 150,000 doza të vaksinës AstraZeneca do të dorëzohen deri më 20 Shkurt.

Më herët, Presidenti serb tha se autoritetet po planifikonin të vaksinonin të paktën 3 milion shtetas serbë .

Më 11 shkurt, një grup ekspertësh rusë pritet të arrijnë në Serbi për të mësuar në lidhje me burimet njerëzore dhe teknologjike të vendit dhe për të ngritur një fabrikë të përbashkët të vaksinës së prodhuar nga Rusia, në Institutin e Virologjisë Torlak në Beograd.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë