Futboll

Serbi-Shqipëri përsëritet në Luksemburg, ndërpritet ndeshja (Video)

Një histori e ngjashme me atë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, e luajtur në Beograd, më 14 tetor 2014, ka ndodhur mbrëmë në Luksemburg. Gjatë pjesës së parë ndeshja Dudelange-Qarabag është ndërprerë për 25 minuta. Shkak për këtë është bërë një dron, ashtu si në ndeshjen e kuqezinjve në Beograd.

Droni me flamurin armen në ndeshjen Dudelange-Qarabag. Gazeta Si, 4 tetor 2019

Në stadiumin “Josy Barthel”, ekipi vendës i Dudelange po humbte në Europa League ndaj azerëve të Qarabag, 0-2. Ishte minuta e 30-rë, kur në stadium u shfaq droni me ngjyrat e flamurit armen. Arbitri, duke ditur raportet e tensionuara mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, e ndërpreu ndeshjen për 25 minuta. Lojtarët e Qarabagut, sidomos ata nga Azerbajxhani, kanë reaguar me forcë, teksa kanë parë atë flamur. Ndeshja u fitua nga miqtë azerë.

https://twitter.com/James_Dart/status/1179849221639413760
Momenti i shfaqjes se dronit. Gazeta Si, 4 tetor 2019

Në rastin e Shqipërisë ndeshja nuk vazhdoi më dhe më pas ishin kuqezinjtë që fituan në tavolinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë