Futboll

Serbët e Crvena Zvezda ndalohen të hyjnë në Kosovë

Klubi i njohur serb i Cërvena Zvezdës nuk do të luajë në territorin e Kosovës një ndeshje zyrtare futbolli. Në program ishte ndeshja e Kupës së Serbisë me Trepçën, një ekip serb nga Kosova, por skuadra nga Beogradi nuk është lejuar nga Policia e Kosovës të kalojë në Jarinjë.

Sipas shtypit kosovar, ishte diçka e pritshme, sepse Federata Kosovare e Futbollit e kishte bërë të qartë se kjo ndeshje nuk do të zhvillohej. Për këtë gjë, FFK-ja kishte kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, ndërkohë që e ka përcjellë shqetësimin e saj edhe në FIFA e UEFA për provokimet nga Serbia, që përfshin në garat zyrtare edhe klube serbe që janë në territorin e Kosovës.

Një nga drejtuesit më të lartë të Trepçës, Bojan Jaksic, ka konfirmuar për shtypin serb se ndeshja e planifikuar me Crvena Zvezdën nuk do të zhvillohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë