Janë një sërë sëmundjesh që paralajmërojnë thonjtë e duarve që nuk duhen injoruar.
Infeksionet kërpudhore
Thonjtë e trashë, të brishtë dhe të verdhë me shumë mundësi janë të prekur nga ndonjë infeksion kërpudhor. Këto infeksione prekin kryesisht thonjtë e këmbës dhe për t`i parandaluar mundohuni t`i mbani këpucët të pastra dhe të thata.
Sëmundja e tiroides
Thonjtë e brishtë dhe të thatë që thyhen mund të jenë shenjë e problemeve me tiroiden. Ajo jep lodhje, ndryshime në peshë etj. Problemet me tiroiden janë serioze kështu që mos i anashkaloni.
Anemia
Thonjtë e brishtë, të shoqëruar me këmbë dhe duar të ftohta janë shenja të anemisë. Anemia shoqërohet me ndjenjën e dobësisë, të përzierave, dhimbjes së kokës, shtimin e rrahjeve të zemrës etj.
Stres dhe çrregullime nga ankthi
I kafshoni thonjtë kur jeni nervozë? Edhe nëse është çrregullim nga ankthi, apo një situatë stresuese, kafshimi i thonjve mund t`i dobësojë shumë ata, plus thonjtë mbartin shumë papastërtira për t`i futur në gojë. Provoni të hani një çamçakëz kur jeni të stresuar në mënyrë që këtë ves ta largoni.
Psoriaza
Thyerja dhe thonjtë e verdhë në të kuq janë një shenjë e psoriazës. Kjo sëmundje shoqërohet po ashtu me shenja të kuqe që kruhen. Nëse i keni këto shenja kontaktoni sa më parë dermatologun.
Artriti
Thonjtë e dobët mund të jenë simptomë e artritit. Kjo sëmundje shoqërohet me dhimbje dhe enjtje të kyçeve. Trajtimi i artritit bëhet me ilaçe dhe ushtrime.
Këshilla për të forcuar thonjtë:
-Hidratojini thonjtë dhe përdorni produkte që përmbajnë vitaminën E.
-Mbani doreza kur lani enët ose kur pastroni.
-Shmangni açetonin, pasi i than thonjtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.